Sfida me Izraelin, Giresse flet nesër para mediave

Sfida me Izraelin, Giresse flet nesër para mediave

Kosova do ta nis më 25 mars ciklin kualifikues për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

“Dardanët” do të ballafaqohen me Izraelin në udhëtim, ndërsa më 28 mars e presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do të dal nesër para mediave ku do të flas për situatën brenda grupit si dhe objektivat e tij para këtyre dy ndeshjeve shumë të rëndësishme, raporton KosovaPress.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se trajneri francez do të flas para mediave të hënën me fillim nga ora 11:00, ndërsa nga ora 16:00 lojtarët do të zhvillojnë stërvitjen e parë në Kampion Nacional në Hajvali.

Ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës do të zhvillohet më 25 mars me fillim nga ora 18:00.

Lexo edhe

Video