Sezoni i ri në basketbollin kosovar vjen me risi, FBK ndryshon rregulloren për lojtarët e huaj

Sezoni i ri në basketbollin kosovar vjen me risi, FBK ndryshon rregulloren për lojtarët e huaj

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar sot se ka miratuar disa vendime të rëndësishme të cilat do të aplikohen menjëherë me nisjen e sezonit të ri 2022/23.

Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur sot ka shqyrtuar gjendjen aktuale të basketbollit kosovar, ku ndër të tjera morri vendim për të ndryshuar rregulloren sa i përket paraqitjes së lojtarëve të huaj në skuadër.

Nga sezoni i ardhshëm skuadrave do të iu lejohet aktivizimi i lojtarëve të huaj në formacion nga 3+1 i huaj në 3+2 lojtarë të huaj.

Po ashtu, sot u miratua edhe sistemi dhe orari kalendarik i garave të sezonit 2022/23 të kategorisë seniore, përcjell KosovaPress.

Vendimet e Bordit të FBK-së i gjeni më poshtë.


1. I ka miratuar Propozicionet e Garave për edicionin 2022/23.

2. Në kuadër të diskutimit të Propozicioneve të Garave për edicionin 2022/23 ka vendosur që të ndryshojë rregullin e paraqitjes së lojtarëve të huaj nga 3 + 1, në 3 + 2 të huaj në përbërje të skuadrës.

3. Është miratuar sistemi dhe kalendari i garave për edicionin 2022/23 për garat e kategorisë seniore.

4. Në kuadër të diskutimit të Propozicioneve të Garave për edicionin 2022/23 ka vendosur që të emërojë Komisionin e Garave të FBK-së në përbërje prej: Leart Hoxha (i deleguar nga Bordi i FBK-së), Valdet Spahija dhe Ylli Hoti.

5. I ka miratuar Kriteret për Licencim të Klubeve dhe Rregulloren për Licencim të Klubeve për edicionin 2022/23.

6. E ka vazhduar mandatin e Komesarëve të Garave të FBK-së konform Statutit të FBK-së.

Lexo edhe

Video