Sezoni i ri e Bayerni i vjetër, e mbyll pjesën e parë në epërsi prej pesë golave kundër Eintracht Frankfurtit

Sezoni i ri e Bayerni i vjetër, e mbyll pjesën e parë në epërsi prej pesë golave kundër Eintracht Frankfurtit

Kampioni gjerman, Bayern Munich, i është rikthyer me stil sezonit të ri të Bundesligas, ku vetëm në pjesën e parë të ndeshjes kundër Eintracht Frankfurt, ka arritur të shënojë plot pesë gola.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Deutsche Bank Park”, gjiganti gjerman, Bayern Munich gjendet në avantazh të thellë 5:0 si mysafirë i kampionit të Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt.

Rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Joshua Kimmich, kurse rezultatin në 2:0 e thelloi mbrojtësi Benjamin Pavard, përcjell KosovaPress.


Bayerni vazhdoi me paraqitje fantastike, ku e gjeti edhe golin e tretë nga sulmuesi i ri, Sadio Mane, ndërsa golin e katërt për “Bavarezët” e shënoi Jamal Musiala.

Serge Gnabry arriti ta shënojë golin e pestë për Bayernin, dhe të fundit për gjigantin gjerman në këtë pjesë të parë.

Pjesa e parë, 5:0 në favor të Bayernit.

Lexo edhe

Video