Sevilla-Villarreal, ndeshja më interesante e javës së 16 në La Liga

Sevilla-Villarreal, ndeshja më interesante e javës së 16 në La Liga

La Liga spanjolle rikthehet sot me disa ndeshje interesante, në kuadër të programit të ditë së martë të xhiros së 16.

Ndeshja më interesante do t’i takojë Sevillas me Villarrealin. Pas 13 xhirosh, Sevila ka arritur të regjistrojë shtatë fitore, dy barazime dhe katër humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e gjashtë, me gjithsej 23 pikë. Kurse, skuadra e Villarrealit, janë duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë, ku pas 15 ndeshjeve, pozicionohen të katërtit në tabelë, me gjashtë fitore, tetë barazime dhe vetëm një humbje, kështu duke arkëtuar 26 pikë, përcjell KosovaPress.

Programin e plotë së bashku me orar të ndeshjeve e gjeni të bashkangjitur më poshtë.


17:00 Sevilla (6) – Villarreal (4) (Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan)

19:15 Barcelona (5) – Eibar (17) (Stadiumi Camp Nou)

21:30 Cadiz CF (11) – Valladolid (18) (Stadiumi Nuevo Estadio Ramon de Carranza)

21:30 Levante (9) – Betis (15) (Stadiumi Estadi Ciutat de Valencia)

Lexo edhe

Video

error: