Setien: Jam i sigurt që Reali nuk do t’i fitojë të gjitha ndeshjet

Setien: Jam i sigurt që Reali nuk do t’i fitojë të gjitha ndeshjet

Barcelona ka marrë një barazim pa gola në “Sanchez Pizjuan”, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë ndaj Sevillas.

Madje skuadra vendase rrezikoi dy herë shumë seriozisht, mirëpo ishte Ter Stegen ai i cili nuk lejoi të mposhtet, transmeton KosovaPress.


Pas ndeshjes trajneri i skuadrës blaugrane, Quique Setien u shpreh se beson që as Real Madrid nuk do të arrijë ti fitojë të gjitha ndeshjet.

“Nuk po them se kemi të njëjtat mundësi për titullin, por Real Madridi do të duhet të fitojë në “San Sebastián”, do të ketë akoma shumë ndeshje delikate. Realiteti është që ne jemi mirë, jam i kënaqur me shumë gjëra, por duhet të përmirësojmë disa të tjera. Unë jam akoma po aq optimist. Isha i sigurt, dhe jam akoma, që asnjëra nga dy skuadrat e kreut nuk do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura. Jam i sigurt që edhe rivali ynë, gjithashtu, do të ndalohet në vazhdim”, tha Setien.

Kujtojmë që me ketë barazim, Barcelonan mbetet tri pikë para Realit me një ndeshje më shumë të zhvilluar./KosovaPress/

Lexo edhe

error: