Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Sërish numër i lartë infektimesh me koronavirus – 11 të vdekur në Shqipëri

Sërish numër i lartë infektimesh me koronavirus – 11 të vdekur në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 887 raste të reja me koronavirus nga 3891 testime dhe 11 persona kanë vdekur.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 330 raste në Tiranë, 56 raste në Durrës, 55 raste në Vlorë, 43 raste në Lushnje, 38 raste në Fier, 34 raste në Elbasan, 23 raste në Berat, 21 raste në Kurbin, 19 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Krujë, Lezhë, 16 raste në Kamëz, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 45.906 që nga fillimi i epidemisë.


Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 292 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID. 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54-86 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 75.454 raste, prej tyre 45.906 janë shëruar, 28.198 raste janë aktive, derisa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 1.350 pacientë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: