Sërish ndërpritet seanca, Klinaku: Ne nuk lodhemi

Sërish ndërpritet seanca, Klinaku: Ne nuk lodhemi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sërish ka dërguar në pauzë seancën e sotme të Kuvendit, derisa veteranët kanë reaguar duke thënë se nuk do të lodhen dhe do të qëndrojnë para objektit të Kuvendit.


Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës.

“Konjufca e ka shtyrë seancën për 1 ore, ai mendon që ne na lodhë, ne kemi qëndruar edhe në male, ka pasur raste që nuk kemi ngrën bukë dy ditë por ne nuk lodhemi dhe sa të jeni ju këtu ne do të vazhdojmë të qëndrojmë”, u është drejtuar protestuesve Klinaku.

Lexo edhe

Video