Sërish momente tensioni mes policisë dhe tifozëve të Feynoordit

Sërish momente tensioni mes policisë dhe tifozëve të Feynoordit

Momente tensioni janë shënuar pranë stadiumit “Air Albania” nga një grup tifozësh të “Feyenoord”-it.

Dy tifozë të “Feynoord” kanë tentuar të kalojnë kordonin e policisë për të ecur drejt stadiumit, dhe për t’u konfrontuar me tifozë të “Romës”.


Kjo gjë është ndalur në kohë nga policia, duke bërë të mundur kështu qetësimin e situatës.

Ndërkohë, Policia ndaloi edhe një tifoz të “Feyenoord”, gjë që shkaktoi irritimin e ultrasve të cilët filluan të përplasen me policinë/ ATSH/

Ndeshja mes Romës dhe Feynoordit ka nisur nga ora 21:00.

Video