Sërish kaos në futbollin francez, tifozët “rebelohen” ndaj St. Etienne

Sërish kaos në futbollin francez, tifozët “rebelohen” ndaj St. Etienne

Kriza që ka përfshirë St. Etienne në Francë, ekipin me disa tituj në histori ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe te tifozët e kësaj skuadre. Duket se durimi u ka sosur pasi skuadra për shkak të menaxhimit të dobët dhe rezultateve të këqija zë vendin e fundit në tabelë dhe sot, tifozët shfrynë ndaj ekipit.

Pak para nisjes së ndeshjes, stadium u kthye në “shesh beteje” me tymuese, fishekzjarrë duke e bërë të pamundur nisjen e ndeshjes me Angers.


Ultrasit ishin kundër ekipit dhe situata ishte aq e nxehtë sa u desh futja e forcave të policisë për të ruajtur që tifozët të mësynin në fushë.

Takimi që duhej të niste në 21:00 pas shumë vonesave dhe qetësimit të situatës startoi në orën 22:00 por tifozët janë ende të nervozuar.

Video

error: