Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së (Foto)

Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së (Foto)

Për herë të dytë brenda pak kohësh në adresën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ka shkuar një kërcënim për bombë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress, se rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet shpërthyes të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.


Zyrtarja për informim në policinë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.