Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Serie A, vazhdon xhiro e 27-të

Serie A, vazhdon xhiro e 27-të

Liga italiane e njohur ndryshe edhe si Serie A, vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 27-të.

Sassuolo pret Veronan në shtëpi, Fiorentina udhëton drejt Beneventos dhe Genoa do të përballet me Udinesen, përcjell KosovaPress.

Pas 26 ndeshjeve, tabela vazhdon të kryesohet nga Interi, që ka 62 pikë, gjashtë më shumë se rivali i qytetit dhe vendi i dytë Milan-i, ndërsa Top 4 e përmbyllin kampioni aktual Juventusi dhe skuadra e Atalanta-s, që ndajnë pikët e barabarta, respektivisht nga 52 sosh.

Torino, Parma dhe Crotone janë skuadrat që gjenden në zonën e rrezikut.


Programin e plotë të ndeshjeve në Serie A e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

15:00 Sassuolo (9) – Hellas Verona (8) (Stadiumi  Mapei-Citta del Tricolore)

18:00 Benevento (15) – Fiorentina (14) (Stadiumi Municipal Ciro Vigorito)

20:45 Genoa (13) – Udinese (11) (Stadiumi Luigi Ferraris)

Lexo edhe

Video

error: