Serie A vazhdon sot me xhiron e pestë

Serie A vazhdon sot me xhiron e pestë

Serie A do të vazhdojë sot me disa ndeshje interesante, në kuadër të xhiros së pestë.

Dy nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme do të jenë ajo mes Spezias e Juventusit dhe Milanit e Venezias, përcjell KosovaPress.

Pas katër xhirove të zhvilluara, tabelën e Serie A e kryeson skuadra e Interit me 13 pikë, një më shumë se vendi i dytë Napoli. Top 4 e mbyllin Milani dhe Atalanta në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 10 pikë.

Në anën tjetër, në tri vendet e fundit të tabelës gjenden Juventusi dhe Cagliari me nga dy pikë të arkëtuara, kurse me zero pikë në vendin e fundit gjendet Salernitana.


Programi:

18:30 Salernitana – Verona (Stadiumi Arechi)

18:30 Spezia – Juventus (Stadiumi Alberto Picco)

20:45 AC Milan – Venezia (Stadiumi San Siro)

20:45 Cagliari – Empoli (Stadiumi Sardegna Arena)

Lexo edhe

Video