Serie A, sot zhvillohen tre ndeshje interesante

Serie A, sot zhvillohen tre ndeshje interesante

Liga italiane e njohur ndryshe si Serie A do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri 2021/22.

Kryendeshja do të jetë ajo mes Sampdorias dhe Napolit, ku mysafirët do të kenë rastin që të ngjiten në pozitën e parë nëse regjistrojnë sot fitore, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Romës dhe skuadrës së Udineses.

Pas pesë xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson kampioni aktual Interi me gjithsej 13 pikë, aq sa ka Milani në vend të dytë.


Në anën tjetër, në fund të tabelës gjendet skuadra e sapo inkuadruar në Serie A Salernitana, ku pas pesë ndeshjeve ka arkëtuar vetëm një pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.

18:30 Sampdoria – Napoli (Stadiumi Luigi Ferraris)

18:30 Torino – Lazio (Stadiumi Olimpico di Torino)

20:45 AS Roma – Udinese (Stadiumi Olimpico)

Lexo edhe

Video