Serie A: Policia financiare po heton transferimet 2018-2019

Serie A: Policia financiare po heton transferimet 2018-2019

Klubi i futbollit Inter ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se po bashkëpunon me policinë financiare, por thekson se asnjë punonjës nuk është nën hetim.

Policia financiare hyri në zyrat e klubit të Milanit, duke kërkuar prova në lidhje me hetimin për disa transferime dhe përvetësimin e dyshuar të parave.


“Mund të konfirmojmë se klubi ka dorëzuar dokumentet e kërkuara, të cilat i referohen shitjes së lojtarëve të caktuar në sezonin 2017/18 dhe 2018/19. Kërkesa është dorëzuar nga Prokuroria Publike e Milanos, për të kontrolluar nëse fitimi kapital është regjistruar si duhet. Pasqyrat financiare të klubit janë përgatitur në përputhje me parimet më rigoroze të kontabilitetit. Asnjë punonjës i Interit nuk është nën hetim. Asnjë akuzë nuk është ngritur. Sipas njoftimit të prokurorisë, bëhet fjalë për hetim paraprak”, thuhet në njoftim.

Ky është një vazhdim i hetimeve në Itali dhe më parë policia financiare ka “kontrolluar” shkresat e Juventusit.

Më shumë klube pritet të përfshihen në hetim.

Lexo edhe

Video