Serie A, derbi mes Juventusit dhe Atalantas

Serie A, derbi mes Juventusit dhe Atalantas

Serie A vazhdon sot me xhiron e 14 ku do të kemi disa ndeshje tejet interesante, ndër to derbi mes Juventusit dhe Atalantas.

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Empolit dhe Fiorentinas, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 së bashku me takimin tjetër mes Sampdorias dhe Veronas, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, me fillim nga ora 18:00 do të fillojë derbi në stadiumin “Allianz”, ku gjigandi italian Juventus pret në shtëpi skuadrën e Atalantas.

Momentalisht, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, skuadra e Napolit zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 32 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Interi me 28 pikë dhe Atalanta me 25 sosh.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Genoa me nëntë pikë, dhe Calgiari e Salernitana me nga tetë sosh.


Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.

15:00 Empoli – Fiorentina

15:00 Sampdoria – Verona

18:00 Juventus – Atalanta

20:54 Venezia – Inter

Lexo edhe

Video

error: