Serbia i bllokon kufirin Kosovës, Rama i shkruan Vuçiçit: Hiq barrierën

Serbia i bllokon kufirin Kosovës, Rama i shkruan Vuçiçit: Hiq barrierën

Mbyllja e kufijve të Serbisë, ka bllokuar një pjesë të eksporteve të Kosovës që kalojnë pikërisht nga territori i fqinjëve.

Për këtë problem, kryeministri Edi Rama i ka shkruar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke i kërkuar që të tregojnë një shembull solidariteti.


“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi”, shprehet Rama.

“Vetëm me solidaritet, pa kufij dhe me keqardhje për njerëzit, mund ta mundim armikun e përbashkët. z. Presidenti, a mundet të lutem që të heqësh barrierën ndaj kamionëve nga Kosova”, ka shtuar më tej kryeministri Rama duke shkruar në serbisht./Euronews.al/

Lexo edhe

error: