Serbia do t'i kërkojë Gjermanisë ekstradimin e Artan Hajrizit
Lexohet për: 2 min.
449241150_1005415927634490_1413789289419838844_n
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Serbia do të kërkojë nga Gjermania ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit, i cili u vra në një aksion policor në Trbushnicë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq sipas të cilit “Serbia nuk i beson historisë se më 16 korrik Fatoni i vodhi dokumente vëllait të tij në Gjermani, një pasaportë të Kosovës dhe një kartë identiteti gjermane, të cilat u gjetën në vendin e vrasjes së policit në afërsi të Loznicës.

Ai pyeti se pse Fatoni do të vidhte dokumente në Gjermani, do të arrinte ilegalisht në Preshevë dhe pastaj do të përpiqej ilegalisht të arratisej nga Serbia në Bosnje dhe Hercegovinë. Ministri pretendoi se gjithçka ishte dakorduar dhe se Artani ia kishte dërguar dokumentet vëllait të tij.

“Nuk është fundi, ne kemi arrestuar tashmë të gjithë personat që kanë lidhje me këtë ngjarje. Nga Presheva ka pasur marrëveshje për ta transferuar në Loznicë, e më pas në BeH”, ka thënë Daçiq.

Ai theksoi se policia nuk do të tregojë mëshirë për askënd, veçanërisht për serbët që morën pjesë në këtë. Ai vuri në dukje se një person i tretë, i kombësisë serbe me nënshtetësi sllovene, për të cilin Daçiq thotë se ka marrë pjesë në gjithçka, po hetohet gjithashtu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025