Serbia bllokon kamionin nga Kosova, nuk e lejon as transit me dokumentet RKS

Serbia bllokon kamionin nga Kosova, nuk e lejon as transit me dokumentet RKS

Një kamion i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, është ndalur duke kaluar në Serbi pasi që në dokumentet përcjellëse shkruante Republika e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha në Facebook.

Ai ka thënë se bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur dhe se institucionet e Kosovës duhet të reagojnë urgjentisht.

Postimi i plotë i Panxhës:


Sapo më njoftoi një prodhues që eksporton në Gjermani, se kamioni që kalon transit përmes Serbisë, i është bllokuar nga autoritetet serbe.

Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera.

Do të thotë bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.

Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës!!

Lexo edhe

Video

error: