Serbi ndalohet nga Policia me 12.665 euro dhe 363.080 dinar

Serbi ndalohet nga Policia me 12.665 euro dhe 363.080 dinar

Patrulla policore kufitare pran brezit kufitar në Jarinjë, sot ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person shtetas i Serbisë, ku gjatë kontrollit janë gjetur 12.665 euro dhe 363.080 dinar (valutë e Serbisë), të holla këto të pa deklaruara.


Sipas Policisë, për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

Lexo edhe

Video