Dhjetëra mijëra persona kanë dalë të premten në rrugët e Beogradit, për të protestuar nën sloganin “Serbia kundër dhunës”.
Protesta është organizuar nga partitë opozitare të Serbisë.Pas organizimit fillestar, para Parlamentit të Serbisë, protestuesit kanë nisur ecjen nëpër rrugë.
Ata janë dëgjuar duke bërtitur “Vuçiq, dorëhiqu”, dhe “Vuçiq, largohu”, shkruan REL.Një ditë para protestës, në Parlamentin e Serbisë kanë nisur diskutimet për situatën e sigurisë në shtet, dhe shkaqet që kanë çuar në dy vrasjet.
Mbajtja e një seance të tillë ka qenë kërkesë e protestuesve në marshet e kaluara.
Pas tragjedisë që ka ndodhur në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, Branko Ruzhiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Edukimit.
Një vajzë e plagosur, ka vdekur ndërkohë.
Sulmuesi është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë për Fëmijë dhe të Rinj, në Beograd.
Sulmuesi është arrestuar dhe e ka pranuar krimin e kryer.
Pas këtyre akteve, autoritet e kanë rritur prezencën policore në shkolla, dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i dorëzojnë armët e tyre në polici.