Serbët protestojnë edhe në veri
Lexohet për: 1 min.
353767537_793689069145618_9106670290015819788_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me tone të forta kundër kryeministrit të vendit, Albin Kurti e muzikë kushtuar Serbisë, serbët e komunave veriore, kanë marrë pjesë sot në siç e quajtën ata, "Tubim i madh i vidovdanit" që u mbajt në sheshin "Vëllezërit Miliq", në veri të Mitrovicës.

Dragisha Milloviq, ish kryetar i komunës së Zveçanit, duke lexuar deklaratën pesë pikëshe të vidovdanit, dhe për të cilën u tha se është deklaratë e përbashkët e popullit serb të Kosovës, ka përmendur formimin e Asociacionit, luftën për mbijetesë të serbëve në këto troje, si dhe orientimin drejt paqes, duke potencuar këtu edhe bashkëjetesën me shqiptarë, si kërkesa të përbashkëta të popullit serb të këtushëm.

Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë ndikimin e saj dhe të lirojë të gjithë serbët që u arrestuan kohët e fundit.

Ndryshe, "Vidovdani", është festë fetare e serbëve e cila përmes gënjeshtrës dhe miteve, Beogradi zyrtar tenton ta mbaj gjallë nervin nacionalist për Kosovën. /A.Damati/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025