Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bërë presion të madh ndaj pjesëtarëve të minoriteteve në Kuvend që të mos votojnë Qeverinë e Avdullah Hotit.
Në emisionin Pressing në T7, Selmanaj, i cili vjen nga radhët e LDK-së, ka thënë se këto presione partia e Albin Kurtit i bëri para se të mbahej seanca për votimin e Qeverisë Hoti.
Ai ka folur edhe rreth vizitës së presidentit Hashim Thaçi i ka bërë deputetit të NISMA Haxhi Shala për të siguruar votën pro Qeverisë Hoti, duke thënë se për këtë ka marrë vesh në Kuvend.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.