Selmanaj thotë se gazi duhet të shihet përtej kontekstit ekonomik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, sa i përket gazit amerikan, tha se çështje të tilla duhet të shihen përtej kontekstit ekomomik.


Ai tha se Kosova ka përfituar sa herë interesat gjeostrategjikë të SHBA-ve dhe vendit tonë janë përputhur.

“Çështje të tilla duhet parë përtej kontekstit ekonomik, ndoshta më së paku në aspektin ekonomik, edhe në kontekst të sigurisë edhe në kontekst që kam thënë herën e kaluar të fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar, e që disa prej tyre nga ana e qeverisë as që e kanë kuptuar çka po them me këtë. Këtu është problemi, sepse reduktimi i mendjes së tyre është sa është çmimi, jo jo, raporti me Amerikën nuk është çështje çmimi, nuk është çështje e një periudhe të caktuar, është çështje strategjike dhe afatgjate dhe Kosova sa herë i ka pasur punët mirë me amerikanët dhe sa herë interesat e tyre gjeostrategjike janë përputhur me interesat tona strategjike na ka ra mirë si Kosovë, na ka ra mirë si shtet. Atëherë ku është e keqja nëse ne shqetësohemi edhe për interesat strategjike të Amerikës”, tha ai.

Lexo edhe

Video