Selmanaj kërkon që Qeveria të rishqyrtojë vendimin për gazin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka deklaruar se vendimi i qeverisë së Kosovës për gazsjellësin i dëmton rënd interesat e Kosovës dhe interesat gjeostrategjike të miqve të saj ndërkombëtarë, me theks të veçantë SHBA-së.


Selmanaj, tha se nëse Qeveria nuk e rishqyrton urgjentisht këtë vendim, Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje në gaz.

“Kemi bindjen e plotë që një vendim i tillë dëmton rënd interesat tona shtetërore dhe interesat gjeostrategjike të miqve tanë ndërkombëtarë me theks të veçantë SHBA-të. Një nga shtyllat kryesore me të cilat matet dhe vlerësohet serioziteti i një shteti është edhe aftësia e tij për të respektuar marrëveshjet ku janë të përfshirë qeveritë paraprake me palët e jashtme…Në kohën kur pritej që në shtator të 2021 të hyjmë në fazën finale të aktiviteteve dhe ku më pas kjo marrëveshje do të sillej për t’u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës qeveria e Kosovës merr vendimin tejet të pamatur për të ndërprerë realizimin e këtij projekti vital për shtetin e Kosovës. Një veprim i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe pos një veprim i ngutshëm, i dëmshëm dhe me pasoja të mëdha për vendin… Nëse qeveria e Kosovës nuk e rishqyrton urgjentisht vendimin e saj të gabuar, Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje ne gaz dhe me pozitë tejet të vështirë në rrugën e saj për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.