Selimi: Qytetarët e kanë kuptuar me kohë se çfarë qeverie të dobët kemi

Selimi: Qytetarët e kanë kuptuar me kohë se çfarë qeverie të dobët kemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhim të dobët me pandeminë koronavirus, pas rritjes së numrit të vdekjeve dhe infeksioneve të reja në nivel vendi.

Në një postim në Twitter, Selimi thotë se nuk është vetëm Covid-19 ‘që të na tregojë se çfarë qeverie të dobët kemi’.

“Qytetarët e kanë kuptuar me kohë”, shkruan ai.


Pas rritjes së dukshme të rasteve të reja me COVID-19, Qeveria Hoti ka vendosur të kthejë masat e lëvizjes në disa qytete të Kosovës, ku numri i të prekurve është më i madh.

“Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, IKSHPK ende nuk ka dalë me rezultatet e 24 orëve të fundit në nivel vendi, ku prej 13 marsit kur shpërtheu pandemia e deri më tash, nga kjo sëmundje e rrezikshme janë prekur 3356 persona, prej tyre 1874 janë shëruar dhe 66 kanë ndërruar jetë.

 

Lexo edhe

Video

error: