Selimi: Me Uranin Hajvalia do të trajtohet si lagje e Prishtinës

Selimi: Me Uranin Hajvalia do të trajtohet si lagje e Prishtinës

Kandidati për asamble komunale nga radhët e PDK-së, Arsim Selimi ka falënderuar banorët e Hajvalisë për mbështetjen që po i japin kandidaturës së tij.

Ai së bashku me kandidatin e PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili prezantuan projektet ndërsa nënshkruan edhe zotimet për realizimin e tyre.

Ky është postimi i tij i plotë:

Gjatë tubimit me banorët e Hajvalisë.


Falenderim 👏 të gjithëve për pjesëmarrje, për të më dhënë mbështetje në kandidaturën time për Këshilltar Komunal në Komunën e Prishtinës 🏢.

Dua t’i kërkoj falje të gjithë atyre që kanë shprehur interesimin për pjesëmarrje, por që nuk kemi mundur të mblidhemi më shumë për shkak të pandemisë Covid19.

Bashkë me kryetarin Uran Ismaili u zotuam se, neve nuk do të ndalemi dhe do të punojmë vazhdimisht në krijimin e kushteve për banorët e Hajvalisë.

Dua të theksoj se, këta banorë të mrekullueshëm më nuk duhet të shikohen vetëm si numra, dhe se Hajvalia nuk duhet të trajtohet si zonë rurale në afërsi të Prishtinës, por duhet të trajtohet si lagje e Prishtinës.

Për këtë zotohem 🤝 se nuk do të ndalem me mbrojtjen e të drejtave tona!

Lexo edhe

Video