Selim Selimi i AAK-së sot në zyrën e ministrit të Drejtësisë

Selim Selimi i AAK-së sot në zyrën e ministrit të Drejtësisë

Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë zyrtarisht postin e ministrit të Drejtësisë.

Sot në këtë institucion ai nuk u prit nga paraardhësja e tij Albulena Haxhiu për t’i treguar ku kanë mbetur punët, por ish-ministrja kishte lënë një raport përmbledhës të punës sa ishte në krye të këtij institucioni.

Në paraqitjen e tij të parë para mediave si ministër, Selim Selimi tha se është e rëndësishme që politika t’i ketë duart larg nga prokurori e gjyqësori.


“Është e rëndësishme që politika t’i ketë duart larg drejtësisë mos të ndërtojmë mekanizma që në ndonjë mënyrë të ndikohet prokurori e gjyqësori”, tha Selimi.

Selimi, i cili detyrën e pranoi nga sekretari i ministrisë, tha se sot është njoftuar shkurte me punën e bërë në këtë ministri.

“Falënderoj Albulena Haxhiun qe e ka dorëzuar një raport përmbledhës për punën dhe për korrektësinë e saj”, tha ndër të tjera Selimi.

Lexo edhe

error: