Selia e Shenjtë: Ati i Shenjtë ndodhet në spital për disa kontrolle të planifikuara
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Papa Françesku është shtruar në spital pasditen e së mërkurës. Selia e shenjtë në njoftimin e saj bën të ditur se Ati i Shenjtë është shtuar në spitalin Gemelli për disa kontrolle të planifikuara më parë.

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut duket nuk është e mirë, për rrjedhojë ai është dërguar në spital.

Por Selia e Shenjtë nga ana e saj thotë se bëhet fjalë për një check-up të parashikuar më herët. “Ati i Shenjtë ndodhet në spitalin universitar Gemelli që prej pasdites së mërkurës për disa kontrolle të planifikuara më parë”, kështu ka bërë të ditur Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni .

Siç thuhet nga komunikata Papa Françesku, mund të qëndrojë i shtruar disa ditë në spital, ndërsa për momentin gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese. Rezultatet treguan se Françesku ka një infeksion të frymëmarrjes "që do të kërkojë disa ditë terapi mjekësore", tha Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë Matteo Bruni.

Sipas mediave italiane stafi më i afërt me Papën, përfshirë sistemin e sigurisë, është mobilizuar për të kaluar natën në spitalin universitar.

Përveç një interviste që Papa kishte caktuar në Vatikan pasditen e mërkurës, janë anuluar edhe seancat dëgjimore të tij, të planifikuara për ditën e enjte dhe të premte, në mënyrë që kontrollet të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024