Sekuestron 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave në jug të Mitrovicës

Sekuestron 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave në jug të Mitrovicës

Hetuesit e Policisë në jug të Mitrovicës në orët e pasdites së sotme kanë realizuar një bastisje në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ të këtij qyteti, ku janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.


Sipas Policisë, për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme, hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar.

Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për  veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Sekuestron 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave në jug të MitrovicësSekuestrohen tre aparate për prodhimin e kriptovalutaveMurati për kriptovalutat: Është e padrejtë që të subvencionohet fitimi i dikujt në kurriz të qytetarëveEkspertët kundër ndalimit të prodhimit të kriptovalutave në Kosovë […]

Komentet janë të mbyllura.