Sekuestrohet një armë zjarri dhe substanca narkotike në Fushë Kosovë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zyrtarë të Njësitit për Reagim të Shpejtë të Prishtinës, në rrugën "Nëna Terezë", në Fushë Kosovë kanë ndaluar disa  automjete.

Pas gjetjes së një arme zjarri në një automjet dhe gjetjes së një sasie të substancave narkotike, në një automjet tjetër, policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona. Për Sh. Ll, mashkull, 40 vjeç, është hapur rast për mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës. Ndërsa ndaj të dyshuarës, J. T, femër, 30 vjeçare është hapur rast për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge.

“Sot nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Prishtinës, në rrugën "Nëna Terezë", në Fushë Kosovë,  për një kontrollë rutinë janë ndaluar disa  automjete. Pas gjetjes së një arme zjarri në një automjet dhe gjetjes së një sasie të substancave narkotike, në një automjet tjetër, policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona. Ndaj personit të dyshuar:-Sh. Ll, mashkull, 40 vjeç,  është hapur rast për  Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës, ndërsa ndaj të dyshuarës:- J. T, femër, 30 vjeçare është hapur rast për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge.Në dy raste të ndara sekuestrohen një  armë zjarri dhe substanca narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024