Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi

Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi

Policia e Malit të Zi ka sekuestruar më shumë se një ton kokainë. Policia tha se 2 persona janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje nga autoritetet, raportojnë mediat lokale.


Sipas raportimeve droga është sekuestruar në një kamion me banane në Mojanoviqi, një fshat pranë Podgoricës. Autoritetet malazeze kishin informacion për dërgesën, por kishin lënë vetë kamionin të kalonte në portin e Tivarit, për të zbuluar destinacionin përfundimtar.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në Malin e Zi. Sasia e mëparshme rekord ishte regjistruar në vitin 2014, ku një sasi prej 250 kilogramësh ishte sekuestruar në portin e Tivarit.

Lexo edhe

Video

error: