Sekuestrohet kanabis në Prishtinë, arrestohet 27 vjeçari

Sekuestrohet kanabis në Prishtinë, arrestohet 27 vjeçari

Në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, janë sekuesturuar substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuanë).

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për KosovaPress se për këtë është arrestuar një 27 vjeçar dhe se me rekomandim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.


“Policia e rajonit të  Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narkokriminalitetit. Kësisoj më  datë 25.11.2020 rreth orës 21:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë policia mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm si rezultat i një pune hetimore paraprake, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një  sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit  kanabis (marihuana). I dyshuari K. K, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha Borovci.

Ndërkohë që ndaj 27 vjecarit policia ka iniciuar hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

“Ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, tregoi më tej Borovci.

Lexo edhe

Video

error: