Sekuestrohen armë të ftohta në një shkollë të mesme në Skenderaj

Sekuestrohen armë të ftohta në një shkollë të mesme në Skenderaj

Në kuadër të veprimeve dhe  masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, sot kanë vazhduar me  masa dhe kontrolle sigurie në tri  shkolla të mesme të larta në këtë komunë, ku në njërën nga to kanë gjetur dhe sekuestruar pesë  thika dhe një  shufër metalike.

Në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut bëhet e ditur se mbi bazën e vlerësimit dhe rrethanave të bëra nga  këshillat e prindërve, këshillat e shkollave  dhe autoriteteve të arsimit, me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër-kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç’rast janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme në Skenderaj.


“Si rezultat i kontrollimit  në posedim tek nxënësit e  Shkollës së Mesme  Profesionale ‘Qendra e Kompetencës’  janë gjetur dhe sekuestruar,  5 (pesë) thika dhe  1(një)  shufër metalike”, thuhet në komunikatë.

Rasti është iniciuar dhe hetohet në procedurë të rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”.

Lexo edhe

Video

error: