Sekuestrohen armë dhe municione, dy të arrestuar

Sekuestrohen armë dhe municione, dy të arrestuar

Policia e rajonit të Prishtinës gjatë një kontrolli të një veture sot në hyrje të fshatit Shalë të Lipjanit, ka gjetur dhe konfiskuar një sasi armësh dhe municioni, si dhe ka arrestuar dy persona.


Gjatë kontrollit të veturës tip Opel Astra me tabela të Kosovës, pjesëtarët e policisë kanë sekuestruar një armë automatike AK47, një revole të tipit Zastava, të kalibrit 9 mm, tre copë fishek të kalibrit 7.62 mm, një karikator, si dhe një pajisje optike për armë.

V. Z, mashkull 30-vjeç, dhe M. K, mashkull 25-vjeç, të dy shtetas të Kosovës, janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.