Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Sekuestrohen 2,2 ton kokainë në Kosovë

Sekuestrohen 2,2 ton kokainë në Kosovë

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 2 ton e 200 kg kokainë janë sekuestruar në Kosovë.

Operacioni thuhet se është kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.


Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane, siç thonë burimet për gazetaren Anila Hoxha dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove.

Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmua nga pala shqiptare.

Kjo është hera e tretë që, që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë.

Më herët në Prill u kapën 143 kg kokainë në Portin e Durrësit , ndërsa po ashtu u kapën edhe në 1 prill një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar dhe ky i fundit për trafikimin e 613 kg kokainë.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: