Sejdiu: Rugova e dinte se lufta do të ndodhë

Sejdiu: Rugova e dinte se lufta do të ndodhë

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i është kthyer debatit të vjetër lidhur me krahun e luftës dhe të paqes gjatë kohës së paraluftës në Kosovë.


Ai në emisionin Pressing të T7 ka thënë se Rugova ishte i sigurt se lufta do të ndodhte. Madje, sipas tij, Rugova për luftën e dinte që nga viti 1991, kur në Shqipëri kishte nisur stërvitja e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ka qenë i bindur se ka me ndodh, ka qenë i bindur nga fillimi, nga ’91, kur kanë shkuar njerëzit që të përgatiten në Shqipëri. Kanë qenë disa qendra stërvitore atje, ku kanë shkuar edhe Adem Jashari e Zahir Pajaziti”, ka thënë Sejdiu.

Lexo edhe

Video