Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Sejdiu pas vendimit të Supremes: U vërtetua se shkarkimi im ishte politik

Sejdiu pas vendimit të Supremes: U vërtetua se shkarkimi im ishte politik

Lidhur me vendimin Supremes, Basri Sejdiu ka folur sonte në emisionin “Debat” të RTK-së.

Ai ka thënë se për të nuk ka qenë privilegj pozita e drejtorit të SHSKUK-së, por qëllimi i tij ka qenë lehtësimi i jetës së qytetarëve.

Sipas tij, ky qëllim i tij është ndërperë padrejtësisht nga Bordi i Përkohshëm i SHSKUK-së.

“Bordi me vendim të jashtëligjshëm dhe me raport të auditorit që e kam kërkuar unë, i kanë marrë për bazë ato raporte dhe me kanë shkarkuar”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, e drejta duhet të kërkohet kur bëhet padrejtësi. “Këtë e ka konfirmuar shkalla e parë dhe e dytë e inspektoratit të punës, por bordi nuk e ka bërë ekzekutimit. Supremja ka vendosur në dobi timen dhe kërkon nga Themelorja të vendos drejt, e jo siç ka ndodhur deri më tash”.


Sipas tij, bordi ka qenë i politizuar kur ka marrë vendim për shkakrimin e tij.

“Unë kam qenë apolitik, ndërsa bordi politik dhe misioni i tij ka qenë politik, pasi që brenda ditës vendos një drejtues politik. Derisa unë kam ankimuar shkarkimin, ata janë ngutur me procedurat për konkurs për ta zgjedhur drejtorin e ri. Zgjedhje e drejtorit të ri është e jashtëligjshme dhe doli që një partiak të jetë drejtor i SHSKUKS”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se ky bord ka bërë shumë shkelje, e para angazhimi i avokatit për të bërë ankesa që ka SHSKUK-së 800 euro.

“Sekretari të bordit i vazhdohet mandati për të tretën herë që është i jashtëligjshëm, sepse është pa konkurs”, ka thënë ai, duke shtuar se ai si drejtor i SHSKUK-së është vendos si ekspert, e jo si militant partiak.

“Tefik Bekteshi është në shtëpi, pasi që është hakmarrje tipike ndaj tij. Ai ka qenë i motivuar në kardiologjinë invazive. Tash kemi listë të pritjes deri në 800 persona në kardiokirurgji dhe tash shpëtimin njerëzit po e kërkojnë në spitale private dhe me pagesa nga 10-12 mijë euro”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa ai e ka drejtuar SHSKUK-në, asnjë pacient nuk është referuar në spitale private.

Lexo edhe

Video

error: