Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Seanca e Kuvendit të Kosovës, 17 pika në rend të ditës

Seanca e Kuvendit të Kosovës, 17 pika në rend të ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare.

Me të filluar seanca do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe më pas pyetje parlamentare.

Ndërsa pika e tretë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kjo me kërkesë të deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë deputetë tjerë. Interpelanca e Kuçit ka të bëjë me dhënien e licencave afatgjate për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “Kelkos Energy” Sh.P.K PËR hidrocentralin “Deçani” dhe “Belaja”.

Veç kësaj në seancën e sotme është paraparë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim.

Më poshtë sjellim të plotë rendin e ditës për seancën e sotme që pritet të filloj në ora 10:00.

Rendi i ditës

1.   Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.   Pyetjet parlamentare,

3.    Interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë (9) deputetë tjerë, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”,

4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-015 për letërnjoftim,

5.    Shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,


6.    Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,

7.    Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë,

8.    Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,

9.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2019,

10.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2019,

11.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2018,

12.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2019,

13.    Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019,

14.    Debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë,

15.    Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,

16.    Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,

17.    Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: