Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Së shpejti themelohet Kompania publike lokale “Kastrioti”

Së shpejti themelohet Kompania publike lokale “Kastrioti”

Komisioni Ndërministror për Ndërmarrjet Publike ka vendosur sot të procedojë për votim në Qeveri kërkesën e Komunës së Obiliqit për themelimin e Kompanisë Publike Lokale “Kastrioti” që do të merret me shërbime të mirëmbajtjes së ambientit dhe natyrës, si dhe shërbime të tjera në komunitet. 


Në një komunikatë për media thuhet se aksionar i vetëm i kompanisë do të jetë Komuna e Obiliqit.

Idenë e themelimit të Kompanisë Publike Lokale “Kastrioti”, e prezantoi kryetari Xhafer Gashi, i cili në takimin e Komisionit Ndërministror foli për rëndësinë e krijimit të kësaj ndërmarrjeje për Komunën e Obiliqit dhe komunitetin. 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: