Së shpejti nis rishikimi i procesit të emërimit të noterëve

Së shpejti nis rishikimi i procesit të emërimit të noterëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të cilët kanë qenë zëri më i fuqishëm në kundërshtimin e emërimit të noterëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë, duke kërkuar një rishikim të plotë të këtij procesi.

Gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu ka përgëzuar përfaqësuesit e shoqërisë civile për insistimin dhe konsistencën e tyre në pengimin e këtij procesi të komprometuar dhe të dyshimit, i cili duhet të kthehet në pikën zero.

Sipas ministres Haxhiu ka qenë pikërisht reagimi i shoqërisë civile ai i cili ka bërë që kundër këtij procesi të dalin edhe një  numër institucionesh e organizatash ndërkombëtare.


Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtyre organizatave falënderuan ministren Haxhiu për angazhimin e saj në trajtimin e çështjes së noterëve dhe njëherësh kërkuan që urgjentisht të fillojë rishikimin e gjithë këtij procesi.

Ministrja Haxhiu pasi ka dëgjuar shqetësimet dhe rekomandimet e secilit nga këta përfaqësues lidhur me procesin e noterisë, ajo u premtoi se shumë shpejt do të fillojë rishikimi i gjithë procesit dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për ta kthyer këtë proces në pikën zero.

 

Lexo edhe

Video