Schwarzer i kërkon Chelseat të mos e shesë lojtarin fenomenal
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mark Schwarzer i ka kërkuar ish-klubit të tij, Cheleat që ta mbajë në skuadër Mason Mount këtë verë, me Liverpoolin, Manchester United dhe Bayern Munichun të interesuara në shërbimet e yllit anglez.

E ardhmja e Mount te Chelsea është vënë në pikëpyetje këtë vit, pas negociatave të gjata të kontratës mes klubit dhe lojtarit që duket se nuk janë më afër zgjidhjes, raporton KosovaPress.

Tani, Schwarzer, ish-portier te Chelsea, insiston se “Blutë” duhet të gjejnë një zgjidhje që ta mbajnë në skuadër yllin anglez.

“Ai është pothuajse një lojtar që nuk duhet të shitet. Ai është një lojtar që ju nuk do ta shisnit. Ai është një fëmijë i Chelseat për një kohë të gjatë. Ai ka qenë në këtë klub tërë jetën e tij. Kjo është diçka që tifozët vdesin për të. Tifozët e duan këtë gjë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Unë sigurisht nuk do ta shisja atë pasi që ai është një lojtar tejet fenomenal”, tha Schwarzer.

“Sportsmail” zbuloi në muajin nëntor se Mount refuzoi një marrëveshje prej 200,000£ (227,000 euro) në javë në “Stamford Bridge”.

Reprezentuesi anglez thuhet se po kërkon një pagë të ngjashme me pagën prej 300,000 £ (340,000 euro) në javë që e ka bashkëlojtari i tij, Raheem Sterling.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024