Scholz: Putin negocion vetëm kur ta kuptojë se s’mund ta thyejë mbrojtjen e Ukrainës

Scholz: Putin negocion vetëm kur ta kuptojë se s’mund ta thyejë mbrojtjen e Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se Vladimir Putin tashmë ka dështuar të arrijë qëllimet e tij strategjike.

Ai thotë se kostot për regjimin rus kanë qenë të mëdha, por paralajmëroi se Putin do të negociojë seriozisht për paqen vetëm nëse kupton se nuk mund të thyejë mbrojtjen e Ukrainës.


“Nuk do të ketë paqe të diktuar. Ukraina nuk do ta pranojë këtë dhe as ne”, tha kancelari gjerman.

Përgjigjja e Gjermanisë ndaj pushtimit të Ukrainës ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të varësisë së madhe të vendit nga gazi rus.

Ndërkohë, sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, kritikoi sugjerimet se sanksionet kundër Rusisë mund të hiqen, mes negociatave për korridoret e grurit, raporton Sky News.

Lexo edhe

Video