Scholz: Kërcënimi bërthamor i Putinit është i papranueshëm

Scholz: Kërcënimi bërthamor i Putinit është i papranueshëm

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi sot se çdo kërcënim nga presidenti rus Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore është i papranueshëm, por Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin dhe do të përpiqet të parandalojë përshkallëzimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne do t’i përmbahemi kursit tonë të balancuar dhe vendimtar në mbështetjen e Ukrainës, si dhe përpjekjeve për të parandaluar përshkallëzimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Scholz për televizionin ARD.


Putin më herët sot urdhëroi mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe paralajmëroi Perëndimin se Moska do të përgjigjet me fuqinë e arsenalit të saj të madh ushtarak nëse vazhdon me atë që ai e quajti “shantazh bërthamor”.

Ai tha se Perëndimi dëshiron të shkatërrojë Rusinë, por se Rusia ka armë më moderne se NATO-ja.

Lexo edhe

Video