Schalke 20 ndeshje pa fitore

Schalke 20 ndeshje pa fitore

Vazhdon seria e pabesueshme e skuadrës gjermane Schalke, pa fitore në kampionatin e Bundesligës.

Futbollistët e Schalke luajtën sot baras 1: 1 si vendës kundër Union Berlin dhe tashmë ekipi nga Gelsenkirchen ka 20 ndeshje në kampionat – katër këtë sezon dhe 16 sezonin e kaluar – pa fitore.

Schalke është ende shumë larg rekordit që mban Tasmania 1900 Berlin, nga viti 1973. Sipas të dhënave zyrtare të Bundesliga, ata në sezonin e tyre të vetëm 1965/1966 fituan vetëm 10 pikë, me një gol diferencë prej minus 93 dhe 31 ndeshje pa fitore.


Fitoren e fundit në kampionat, Schalke arriti në janar të këtij viti kundër Borussia Moenchengladbach (2:0), dhe pastaj pati 13 humbje dhe shtatë barazime.

Schalke ishte gjithashtu në prag të disfatës ndaj Union Berlin pasi mysafirët kaluan në epërsi në minutën 55 me golin e Marvin Friedrich, por Goncalo Paciencia u përkujdes të barazojë shifrat 14 minuta më vonë, duke i siguruar skuadrës së tij pikën e parë këtë sezon pas tre humbjeve në fillim.

Ndryshe, Leipzig kryeson tabelën me 10 pikë, ndërsa Bayern dhe Borussia Dortmund kanë nga 9 pikë në pozitën e dytë, përkatësisht të tretë.

Lexo edhe

Video

error: