SBASHK-u reagon rreth rastit të arsimtares së vrarë në Prishtinë

SBASHK-u reagon rreth rastit të arsimtares së vrarë në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka reaguar pas rastit të rëndë që u regjistrua në orët e mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku po dyshohet se bashkëshorti ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Sadije Godeni.

Godeni punonte si arsimtare në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

Reagimi i plotë:


SBASHK  – dhembje e trishtim për rastin tragjik në familjen Godeni

Me plot dhembje e trishtim morëm lajmin për rastin tragjik në familjen Godeni. Dhembja shtohet për të gjithë punëtorët e arsimit ngase si pasojë e dhunës familjare, që ka nisur të bëhet përditshmëri, humbi jetën mësimdhënësja dhe anëtarja e devotshme e sindikatës sonë Sadije Godeni.

Loti e dhembja jonë bëhet bashkë me dhembjen dhe lotin e punëtorëve arsimorë në shkollën “Dardania” në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Të lutemi bashkë që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin kurrë më.

Lexo edhe

Video