SBASHK-u e vlerëson të suksesshëm fillimin e vitit të ri shkollor

SBASHK-u e vlerëson të suksesshëm fillimin e vitit të ri shkollor

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka bërë të ditur se fillimi i procesit mësimor në nivel vendi ka shkuar mirë dhe pa ndonjë telashe.

SBAShK thotë se të hënën i ka njoftuar kryetarët e nivelit komunal sindikal për takimin që kanë pasur me zëvendësministrin e MASHTI përkitazi me përgatitjet për rifillimin e procesit mësimor, ndërkaq ka përsëritur kërkesën që mësimdhënësit me sëmundje të rënda të lirohen nga obligimi për të shkuar në punë.


Kjo është komunikata e plotë e SBAShK-ut:

Për të vlerësuar se si ka nisur viti i ri shkollor SBASHK ka mbajtur në  mbrëmjen e së hënës  takimin nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal. Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë dhënë vlerësime lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor në komunat e tyre  duke  u shprehur se ishte një fillim i suksesshëm  dhe se punëtorët arsimor do të angazhohen me përkushtim për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor.

Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj ka informuar pjesëmarrësit lidhur me takimin me zv/ministrin  Dukagjin Pupovci duke veçuar se temë kyçe e bisedës ka qenë përgatitja  për fillimin e  vitit të ri shkollor. SBASHK edhe në këtë takim kishte insistuar që të bëhet një zgjidhje e pranueshme për punëtorët me sëmundje të rënda, e pasi nuk është marrë përgjigje meritore, SBASHK-u i drejtohet Kryeministrit Kurti me kërkesën që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite këtë çështje dhe të sjell vendim që punëtorët arsimor me sëmundje të rënda të lirohen nga obligimi për të shkuar në punë, të mbesin në listat e pagave dhe në vend të tyre të angazhohen kuadro të reja. SBASHK-u ende  nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria e Kosovës dhe prandaj kryetarët e nivelit komunal sindikal në takimin e së hënës vendosen që t’i drejtohen publikisht Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë  që të angazhohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje  duke konsideruar se ky është edhe obligim moral e njerëzor i Qeverisë për këtë njerëz, që  edhe pse përballën me sëmundje tepër të rënda, detyrohen të paraqiten në punë për ta ruajtur kafshatën e gojës për ta dhe fëmijët e tyre sepse, edhe përkundër dëshirës e angazhimit ata nuk mund të jenë në nivelin e duhur të detyrës së punëtorit arsimor.

Lexo edhe

Video