SBASHK: Të gjejmë ndonjë mundësi e të dalim nga kjo situtatë

SBASHK: Të gjejmë ndonjë mundësi e të dalim nga kjo situtatë

Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, në komisionin parlamentar për arsim, përballë ministrit të Financave dhe minsitres së Arsimit ka thënë se nga kjo situatë mund të dilet vetëm me arritjen e një marrëveshje që sipas tij mund të dalë nga bisedimet.

“Mos po gjejmë ndonjë mundesi të daljes nga kjo situtatë. Krejt procesi mësimor është bllokuar, nëse kemi vullnet të dyanshën, ju garantoj se sindikatat kanë vullnet me dalë nga kjo situatë besoj kemi me dalë. Nëse kishim komunikuar drejt dhe shpejtë kishim dalë më shpejtë nga kjo situatë. Nuk mund të dalim nga kjo situatë pa arrit një marrëveshje me bisedime. Asnjëherë nuk kemi mohuar të arriturat, kërkesat tona janë të përbashkëta gjithë sindikatat, është çështje që me një buxhet simbolik ndoshta mund ta kalojmë këtë”, ka thënë Ymeri.

Në takimin e komisionit për arsim me përfaqësuesit nga qeveria dhe ata nga SBAShK-u nuk po merr pjesë kreu i sindikatës Rrahman Jasharaj.


Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga SBAShK-u që  shkollat të hapen dhe të vazhdojë dialogu social.

“Ne kemi pasur takime me SBAShK-un gjatë muajve të verës kur na kanë njoftuar që do të kërkojnë shtesën orej 100 euro, ne kemi këkruar që të mos vijnë me një kërkesë të tillë që të pamundësoj realizimin e saj. Jam e bindur se qëllimet i kemi të përmirësojmë rezultatet në arsim dhe pozitën e mësimdhënësve.

“Kerkesa ime e vetme dhe lutja ime që e kam bërë në vazhdimësi për SBAShK-un ka qenë që të mos e mohojnë të drejtën e fëmijeve për arsim, u jam lutur shumë të hapen shkollat, të vazhdojmë diskutimin sepse jemi të interesuar të përmirësohmë gjithçka në fushën e arsimit”, ka thënë Nagavci.

“Kam kërkuar si ministre që edhe mësimdhënësit tanë të ofrojnë mësimin për fëmijët dhe të vazhdojmë dialogun social”, ka shtuar ajo.

Lexo edhe

Video