SBAShK: Qeveria ka obligim të bëjnë zgjidhje për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda

SBAShK: Qeveria ka obligim të bëjnë zgjidhje për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka uruar punëtorët e arsimit për vitin e ri shkollor, duke rikujtuar MASHTI-n dhe Qeverinë e Kosovës se është obligim i tyre moral e njerëzor që të bëjnë zgjidhje konkrete veçmas për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda në mënyrë që ata të marrin paga e të jenë të liruar nga procesi mësimor deri në një zgjidhje afatgjatë për ta. 


Sipas SBAShK, do jetë një rrugëtim i vështirë ky në përpjekjet për realizimin e misionit të shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave, por edhe në të kaluarën ata janë përballur me sfida dhe falë përkushtimit e gatishmërisë për sakrifica sublime, mësimdhënësit bërë që drita të triumfojë dhe ta mund errësirën.

“Ju falënderojmë që dëgjuat apelin e SBASHK-ut  dhe u vaksinuat, ju përgëzojmë për gatishmërinë e treguar edhe para 1 shatorit për të nisur me vitin e ri shkollor dhe ju premtojmë se do të vazhdojmë të jemi zëri juaj, do të angazhohemi në shërbimin tuaj  dhe do të bëjmë gjithë angazhimet për realizimin e kërkesave tuaja legjitime. Edhe sot kur po nisim me betejën për dituri të reja, kujtojmë për të satën herë MASHTI-n dhe Qeverinë e Kosovës se është obligim i tyre moral e njerëzor që të bëjnë zgjidhje konkrete veçmas për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda në mënyrë që ata të marrin paga e të jenë të liruar nga procesi mësimor deri në një zgjidhje afatgjatë për ta.  Këta punëtorë arsimorë me vite e dekada janë angazhuar aq sa kanë mundur e kanë ditur në arsimimin e brezave, por sëmundja e ka bërë të vetën dhe ata, edhe pse duan, nuk mund të jenë në krye të detyrës. Ata meritojnë zgjidhje të pranueshme dhe prandaj SBASHK-u apelon te MASHTI dhe Qeveria që ta bëjnë një zgjidhje të tillë. Suksese në vitin e ri shkollor.  Sot e gjithmonë bashkë e në SBASHK”, thuhet në njofitm.

Lexo edhe

Video