SBAShK: Presim dialog nga qeveria, mund të ketë veprime sindikale
Lexohet për: 2 min.
ymeri-170824
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sindikata e Bashkuar e Arsimit kërkon dialog nga qeveria, para se të vendoset për veprime sindikale. Nëse kërkesat e mësimdhënësve nuk merren parasysh, Ymer Ymeri nga SBAShK thotë se do të ndërmarrin veprime por jo edhe në fillim të vitit të ri shkollor. Në takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, ai thotë se kanë shprehur qëndrimin kundër praktikës së subvencionimit të teksteve shkollore. Ai konsideron se do të paraqiten pengesa për prindërit, përfshirë edhe për ata të cilët jetojnë në Kosovë por nuk kanë dokumente.

Në intervistë për KosovaPress, Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit përsërit kërkesat e mësimdhënësve për ngritjen e vlerës së koeficientit dhe ndryshimit të aneks-kontratës kolektive të arsimit.

Sa i përket vendimit të Ministrisë së Arsimit që edhe këtë vit të bëhet subvencionimi i teksteve shkollore, Ymeri konsideron se prindërit do të ballafaqohen me pengesa.

Në takimin që kanë pasur së fundmi me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Ymeri thotë se kanë shprehur qëndrimin për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ani pse mësimdhënësit janë më pak të angazhuar, Ymeri shton se mund të ketë raste kur fëmijët nuk pajisjen në kohë me tekste shkollore.

Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit thekson se mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa ata nga klasa e gjashtë deri në të nëntën me 110 euro.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim....

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024