SBASHK: Koeficienti nuk plotëson pritjet tona, nuk do t’i drejtohemi Kushtetueses

SBASHK: Koeficienti nuk plotëson pritjet tona, nuk do t’i drejtohemi Kushtetueses

Sindikata e Bashkuar e Arsimit vlerëson se vlera e koeficientit prej 105 euro nuk plotëson pritjet  e as nevojat  duke marr parasysh ngritjet e çmimeve, por edhe koston e jetesës në përgjithësi.

Megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe  të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji.

“Duke pas parasysh që një kohë të gjatë jemi angazhuar dhe kemi  kërkuar në vazhdimësi që Ligji i pagave të jetësohet dhe pasi falë përkushtimit e angazhimit kishim arritur  që të kemi një pozitë sa më të mirë në këtë Ligj  dhe  bazuar në koeficientet  kjo edhe ishte  arritur që  të punësuarit në sistemin arsimor u ranguan në mes të koeficienteve 30-35%, posaçërisht punonjësve të Arsimit Parauniversitar, e në veçanti punëtorëve teknik dhe administrativ si dhe çerdheve. Ky rangim ka bërë që vlera e  koeficientit prej 105 euro,  e cila nuk i plotëson pritjet tona, por ajo mundëson që mbi 90% e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.


Gjithashtu  me qëllim të informimit të saktë  të anëtarësisë dhe opinionit të gjerë, SBASHK sqaron se në këto faza nuk ka pas asnjë konsultë për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuar nga asnjë organ pëlqimi ynë .

Po ashtu SBASHK-u nuk pretendon ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Pagat.

“Pra, SBASHK-u nuk ka ndërmend të dërgoj ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet më tej në komunikatën e SBASHK-ut.

Sot, gjatë ditës qeveria në mbledhjen e saj ka përcaktuar vlerën e koeficientit për pagat në sektorin publik 105 euro.

Lexo edhe

Video